Ilaçet natyrale që parandalojnë formimin e gurëve në veshka

Shëndetësia

Ilaçet natyrale që parandalojnë formimin e gurëve në veshka

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Veshkat janë organ vital për shëndetin tonë. Detyra është të pastrojnë trupin tonë dhe të luajnë rolin e filtruesit. Kur veshkat nuk janë në gjendje t'i largojnë helmet nga trupi, formohen gurët.

NDRYSHIMET NË USHQIM

Parandalimi është më mirë se shërimi. Llojet e ushqimit të konsumuar përcaktojnë shëndetin e një njeriu. Ushqimet e dëmshme janë arsyeja kryesore pse formohen gurët në veshka. Shmangni pijet e gazuara dhe ato energjike. Sa më shumë që të mundeni shmangni edhe alkoolin përderisa do të ishte mirë të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.

BORZILOKU

Çaji nga gjethet e borzilokut është një tonik i shkëlqyeshëm për veshkat. Këtë lloj të çajit mund ta konsumoni kur të dëshironi, në çdo kohë dhe është optimal për shëndetin e veshkave. Për të luftuar gurët, merrni një lugë lëng nga kjo bimë. Bëjeni këtë për çdo ditë për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh. Ekspertët pohojnë se lëngu i borzilokut ndihmon në largimin e gurëve nga veshka, prej traktit urinar.

SELINO ORGANIKE

Njihet edhe si diuretik efektiv, farat e selinos dhe vetë selino veprojnë si tonik i fuqishëm për veshka. Farat e selinos përdorni rregullisht, e të qenët pikant ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.

MAGNEZI

Një shkallë prej 92 për qind e përmirësimeve të pacientëve që kishin vuajtur nga gurët në veshka, ishin deklaruar se kishin marrë suplemente me magnez. Për zvogëlimin e gurëve dhe parandalimin e formimit të tyre, një sasi prej 300 mg magnez është e këshilluar ta merrni për çdo ditë.

LËNGU I SHEGËS

Midis shumë dobive të veta shëruese, lëngu i shegës dhe farat e saj besohet se mund të jenë një ilaç natyral për gurët në veshka.

AGULIÇJA

Dy ose tri gota me çaj nga bima e quajtur aguliçe janë një ilaç efektiv në shërimin e gurëve në veshka. Këtë mund ta hasni edhe në kapsulë prej 2 gramë, e cila rekomandohet të merret për çdo ditë si një alternativë në mungesë të çajit.

FASULJA

Fasulet edhe tradicionalisht përdoren për qëllime mjekësore, zakonisht si tonik. Lëngu nga fasulja e zier për gjashtë orë rresht, të cilën pasi të jetë ftohur mund ta konsumoni, ndalon dhimbjet e shkaktuara si pasojë e gurëve në veshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat