Keni probleme me gjumin? Ja disa nga pijet që do ju ndihmojnë të flini të qetë gjatë natës

Shëndetësia

Keni probleme me gjumin? Ja disa nga pijet që do ju ndihmojnë të flini të qetë gjatë natës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:32
Ilustrim

Ekzistojnë disa pije që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë gjatë natës. Dy janë rregullat të cilat duhet të zbatohen me patjetër: Ndaloni të hani dhe pini të paktën dy orë para gjumit, në mënyrë që të shmangni shkuarjen në banjë dhe urthin gjatë gjithë natës. Shmangni kafeinën dhe alkoolin në mbrëmje. Bëni kujdes të mos anashkaloni atë që ekspertët e quajnë “higjiena e gjumit”.

Më poshtë do  ju rendisim disa çajra qetësues dhe aromatik gjithashtu edhe pije që mund t’ju ndihmojnë.

Çaj kamomili

Çaji nga kamomili përdoret për qetësim dhe për gjumin. Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, ekstrakti nga kamomili përmirësoi cilësinë e gjumit të të moshuarëve .Promovon qetësi dhe mund të zvogëlojë ankthin.

Qumësht i ngrohtë

Falë triptofanit, kalciumit dhe magnezit në qumësht, pirja e qumështit të ngrohtë para shtratit mund të ju ndihmojë të flini më mirë. Nxehtësia e bën pijen më qetësuese dhe më të lehtë për t’u tretur.

Çaji me balsam limoni

Balsami i limonit, është një barishte me aromë limoni që rrjedh nga e njëjta familje si nenexhiku, si dhe është përdorur tradicionalisht për përmirësimin e humorit. Mund të ndihmojë në uljen e simptomave të pagjumësisë. Një studim i vitit 2011 zbuloi një ulje prej 42% në simptomat e pagjumësisë pasi ata morën ekstrakt balsam limoni çdo ditë për 15 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat