Mos po e bëni gabim? Disa këshilla që djeta juaj detox të funksionojë vërtet

Shëndetësia

Mos po e bëni gabim? Disa këshilla që djeta juaj detox të funksionojë vërtet

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Ka raste kur trupi ynë ndihet si i mbytur në substanca toksike prej të cilave duam të shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ndjesi e rëndë dhe letargjike mund të shkaktohet edhe prej ushqimeve që kemi ngrënë dhe na bëjnë të ndihemi të plogësht. Gjithashtu, një fenomen i tillë mund të ndikojë edhe në shtimin tonë në peshë, çka na shqetëson tepër. Për fat të mirë, ekzistojnë zgjidhje për këtë problem dhe ato janë dietat detox.

Dieta detox është në thelb një plan dietik që ndihmon në pastrimin e sistemit tretës nga të gjitha toksinat që janë grumbulluar atje me kalimin e kohës. Në këtë mënyrë, i gjithë ushqimi që kalon nëpër sistemin tuaj tretës do të shpërbëhet dhe eliminohet, ndërsa lëndët ushqyese do të përthithen siç duhet. Por që një regjim i tillë të funksionojë, duhet të mbështeteni në këto shtylla:

Çaj jeshil

Nëse po planifikoni të bëni një detox, çaji jeshil është një mënyrë e mirë për të filluar. Kjo për faktin se është plot me antioksidantë që ndihmojnë proceset metabolike. Si duhet konsumuar? Një filxhan në mëngjes dhe një në mbrëmje patjetër, por nëse dëshironi mund të pini edhe një gjatë ditës. Kjo varet kryesisht nga rezultatet që doni të arrini nga kjo dietë detox.

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Ndoshta po mendoni ta eliminoni mëngjesin sepse doni të bini në peshë, por kjo nuk rekomandohet nga specialistët e shëndetit. Mund të filloni ditën me diçka të shëndetshme si tërshërë e spërkatur me kanellë, një fetë mollë e lyer me gjalpë kikiriku ose arra pa kripë. Këto janë vetëm disa shembuj se çfarë mund të hani për mëngjes.

Sa më shumë djersitje

Çfarë metode tjetër mund të përdorni për të eliminuar toksinat nga trupi? Epo më mirë filloni të stërviteni pasi ajo është një nga mënyrat më të mira për të djersitur më shumë. Jo vetëm që do të largoni toksinat nga trupi, por do të forconi edh muskujt e kyçet gjithashtu.

Akoma më shumë lëngje

Një tjetë këshillë që duhet të ndiqni gjatë një regjimi detox është: sa më shumë lëngje. Pirja e deri në 8 gota ujë në ditë mund të largojë toksinat e dëmshme që kanë mbetur në trupin tuaj. Jo vetëm kaq, por do të ndihmojë edhe organet e tjera të trupit. Nuk keni pse ta sforconi veten fort për të arritur këtë numër. Thjesht pini sa më shumë pa i llogaritur duke lënë vend edhe për çajin tuaj. Ju mund ta kuptoni që jeni të hidratuar nëse urinoni disa herë në ditë dhe ajo është kthjellët në ngjyrë.

Sa më shumë smoothie jeshile

Mund t’i përgatisni ato si me perime, ashtu dhe fruta në ngjyrë jeshile. Këto pije të shëndetshme ju sigurojnë shumë vitamina dhe minerale. Një shembull: Përzieni në blender një banane, gjysmë kupe ananas të ngrirë, gjysmë filxhani qumësht bajame ose kokosi, gjysmë kupe lëng portokalli dhe një filxhan spinaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat