Vaksina Covid nuk ndikon në pjellori

Shëndetësia

Vaksina Covid nuk ndikon në pjellori

Më: 7 mars 2021 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Shoqata Britanike e Fertilitetit dhe Shoqata e Shkencëtarëve Riprodhues Klinik gjithashtu botuan udhëzime duke thënë se nuk kishte absolutisht asnjë provë dhe asnjë arsye teorike, se ndonjë prej vaksinave mund të shfaqë infetilitet

Shqetësimi në lidhje me pjellorinë është një nga faktorët kryesorë që shumë femra hezitojnë të marrin vaksinën. Jonathan Van-Tam ekspert në Britaninë e Madhe është shprehur se ideja se vaksinat Covid mund të ndikojnë në pjellori ishte i pakuptimtë. Sipas The Guardian deri më tani nuk ka asnjë provë në lidhje me faktin se gratë mund të mos bëjnë dot fëmijë nëse marrin një dozë vaksine.

Kolegji Mbretëror i Mamive dhe Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me dezinformimin mbi efektin e vaksinave Covid në pjellori. Shkencëtarët argumentojnë se nuk ka asnjë mekanizëm biologjikisht të besueshëm me të cilin vaksinat aktuale do të shkaktonin ndonjë ndikim në pjellorinë e grave.

Shoqata Britanike e Fertilitetit dhe Shoqata e Shkencëtarëve Riprodhues Klinik gjithashtu botuan udhëzime duke thënë se nuk kishte absolutisht asnjë provë dhe asnjë arsye teorike, se ndonjë prej vaksinave mund të shfaqë infetilitet. Njerëzit mund të fillojnë trajtimin e pjellorisë menjëherë pasi të vaksinohen, dhe ata që po dhurojnë vezë ose spermë për të tjerët mund të marrin vaksinën. Gratë që kanë pasur aborte spontane të përsëritura dhe tani po përpiqen të mbeten shtatzënë nuk kanë nevojë të shtyjnë vaksinimin, thuhet në udhëzim.

Raj Mathur, kryetari i komitetit ekzekutiv i Shoqatës Britanike të Fertilitetit, thekson se ekziston gjithnjë e më shumë një keqinformim pasi vaksinimi nuk i ndalon femrat të mbeten shtatzënë dhe është mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga Covid 19 kur gratë janë në pritje të një fëmije. Keqinformimi në internet ka buruar kryesisht nga një koment i postuar nga një ish-punonjës në

Pfizer se përgjigja imune e shkaktuar nga vaksina e saj mund të sulmojë placentën. Postimi është fshirë që nga ajo kohë. Ky keqinformim është shumë i vështirë për tu trajtuar. Mediat sociale luajnë një pjesë të madhe në jetën e shumë njerëzve, dhe njerëzit priren të besojnë më shumë teoritë konspirative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat