Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë – këto janë simptomat

Shëndetësia

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë – këto janë simptomat

Më: 8 mars 2021 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Marsi është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë dhe doktorët këshillojnë të vini re  ndryshimin në peshë dhe lëvizjet e zorrëve, veçanërisht kur nuk ka pasur asnjë ndryshim në dietë dhe stilin e jetës, njofton Insajderi.

Njerëzit duhet të fillojnë të kontrollohen për kancer të zorrës së trashë në të 40-at e tyre, ose në moshën 50 vjeçare, dhe është thelbësore të jeni të hapur dhe të sinqertë me mjekun nëse po shfaqni simptoma më herët.

Në vijim janë disa simptoma të kancerit të zorrës së trashë:

Gjak në jashtëqitje,

Ndërrime të përsëritura në zakonet normale të zorrëve siç janë diarreja ose kapsllëku pa ndonjë arsye të njohur,

Hollimi i jashtëqitjes,

Rritjet e shqetësimit në stomak (fryrje, gazra, plotësi dhe / ose ngërçe që zgjasin më shumë se disa ditë),

Një ndjenjë që zorra nuk zbrazet plotësisht,

Humbje peshe pa ndonjë arsye të njohur dhe

Lodhje e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat