Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Shëndetësia

Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:36
Ilustrim

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve.

Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat dhe sëmundjet e zemrës

Një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt.

Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë.

Ideja se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar.

Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku.

Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë.

Ushqimet e lartpërmendura sipas ekspertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:

Kryeni aktivitet të rregullt fizik

Mos pini duhan

Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.

Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime të mira të vitaminës E

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat