Si ndikon televizori/telefoni tek fëmijët ndërkohë që po ushqehen

Shëndetësia

Si ndikon televizori/telefoni tek fëmijët ndërkohë që po ushqehen

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një nga detyrat më të ndërlikuara për çdo prind është të bindë fëmijët e tyre të hanë një ushqim të shëndetshëm në vend të ushqimit tjetër që ata preferojnë. Shpesh fëmijët pëlqejnë ushqimet e thata, përgjithësisht ushqime që janë të dëmshme për shëndetin, por t’i bëjnë fëmijët që t’i shijojnë ushqimet që duhet të hanë është akoma një punë më e vështirë.

Tani gjithçka do të jetë më e lehtë për prindërit nëse ata do të përdorin metodën e televizorit për t’i bindur fëmijët që të hanë shëndetshëm. Shfletoni galerinë për të mësuar disa mënyra se si mund të ushqehen shëndetshëm fëmijët në prani të televizorit.

1. Ju mund të pyesni veten: “Si mund të më ndihmojë televizioni që ta bëj fëmijën tim të hajë më të shëndetshëm?” Përgjigja është më e thjeshtë nga sa mund ta imagjinoni: thjesht duhet të bëni që fëmijët të shikojnë pamje gatimi ku përbërësit kryesorë të pjatave janë ushqime të shëndetshme, si për shembull emisioni “MasterChef Junior.” Studimi arriti në përfundimin se pamjet dhe videot e gatimit mund të kenë një efekt pozitiv në sjelljet dhe qëndrimet e fëmijëve.

2. Sado e pabesueshme t’iu duket, televizioni mund të jetë një aleat për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë ushqime të shëndetshme. Studimi mori në shqyrtim 125 fëmijë nga mosha 10 vjeç deri në 12 vjeç, atyre iu kërkua të shikonin 10 minuta një program televiziv. Disa shikuan një episod që shfaqte ushqime të shëndetshme dhe të tjerët shikuan një episod ku shfaqeshin ushqime jo të shëndetshme.

3. 41% e fëmijëve zgjodhën ushqime të shëndetshme. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shfaqjet e gatimit me pamje në televizor mund të ndihmojnë te përzgjedhjet e fëmijëve, duke e shikuar ushqimin be shëndetshëm në televizor fëmijët janë më të ndikuar dhe të tërhequr ndaj pamjeve saqë do të zgjedhin ushqimin e shëndetshëm.

4. Fëmijëve duhet t’i nxitësh me zakone të mira. Sipas studimeve fëmijët marrin shembull sjelljen e prindërve. Një propozim tjetër përveç televizorit është që fëmijët të kenë një program studimi në shkollë posaçërisht për ushqimin, pra të krijohen programe shkollore vetëm për ushqimin e shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat