Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

Shëndetësia

Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve e përdorin deordorantin vetëm si një produkt për të zvogëluar djersën dhe erën e pakëndshme. Por, kjo nuk është funksioni i vetëm i tyre. “Bright Side” ka renditur disa përdorime të domosdomshe të deordorantit.

Tek shputat e këmbëve

Njerëzit që kalojnë gjithë ditën në këmbë e dinë shumë mirë çfarë do të thotë një këmbë e djersitur, që mund të shkaktojë aromë të pakëndshme dhe si rrjedhojë mikrobet. Për t’i mbajtur këmbët më të freskëta dhe të padjersitura për një kohë të gjatë mund të spërkasni pak deordorant.

Nën gjoksin tuaj

Nëse përdorni deordorant poshtë pjesës së gjoksit, nuk do të djersiteni për një kohë të gjatë. Nëse jeni të shqetësuar se kimikatet në deordorant do të shkaktojnë dermatit, mund të zgjidhni një produkt pa alumin.

Në pjesën e brendshme të kofshëve

Këmbët tona mund të djersiten gjatë temperaturave jashtëzakonisht të nxehta ose për shkak të kushteve të ndryshme mund të vuajmë nga diabeti dhe ankthi. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje, acarim dhe plagë. Prandaj, duhet të përdorni deordorant në pjesën e brendshme të kofshëve, por tregoni kujdes për të mos prekur pjesët intime.

Në pjesën e thembrave

Kur veshim këpucë të reja, këmbët kanë nevojë për t’u përshtatur me to. Zakonisht krijohen flluska, duke shkaktuar dhimbje. Për të shmangur këtë problem, përdorni deordorant, pasi në këtë mënyrë do të minimizoni fërkimin dhe për pasojë dhimbjen dhe krijimin e flluskave.

Në pjesët ku jeni deipluar me brisk

Njerëzit përjetojnë skuqje kur depilohen me brisk. Nëse nuk përdorni aloe vera, thjesht aplikoni deordorant pasi do të qetësojë kruajtjen dhe skuqjen. Shmangni produktet që përmbajnë alkool dhe përdorni një që ka veti hidratuese.

Në zonat ku ju pickojnë mushkonjat

Për të shmangur kruajtjen në zonën ku jeni pickuar nga mushkonjat përdorni një kub akulli. Gjithashtu këtë metodë mund ta zëvendësonio me deordorant, pasi përmban klorur alumini, i cili zvogëlon kruajtjen dhe skuqjen.

Tek thonjtë për të hequr manikyrin

Acetoni mund të thajë thonjtë dhe kutikulat nëse përdoret shumë shpesh. Për këtë, mund të përdorni deordorantitn tuaj me llak për të hequr manikyrin. Mjafton t’i spërkasni thonjtë dhe më pas fërkojeni me një pambuk. Mund t’ju duhet pak mkohë ose do t’ju duhet ta përsërisni dy herë, por të paktën do të qëndroni larg kimikateve të dëmshëm si acetoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat