Çfarë ka kaq të shëndetshme te bananet?

Shëndetësia

Çfarë ka kaq të shëndetshme te bananet?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Bananet i përjetojmë si zamër, duke mos kuptuar shumë për efektin e tyre shërues. Kanë shumë efekte pozitive, janë përplot me fibra dhe vitamina.

1. Bananet janë të pasura me kalium. Kaliumi është mineral vital në normalizimin e të rrahurave të zemrës, dërgon oksigjenin në tru dhe rregullon sasinë e ujit në trup.

2. Po ashtu, bananet janë të pasura me sheqer të veçantë, fruktozën, që e bën burim të energjisë.

3. Bananet janë burim për vitamina B6, vitamina C, magnez, riboflavinë, biotinë e po ashtu janë të pasura edhe me hekur.

4. Bananet krijojnë edhe ndikim të mirë kundër thartirës në trup dhe qetësojnë lukthin.

5. Bananet treten shumë lehtë, rrallëherë se mund të shkaktojnë alergji, prandaj edhe janë ushqim i preferuar për fëmijët.

6. Kjo pemë e veçantë tropikale është e shkëlqyeshme për qetësimin e sistemit nervor, duke na mbrojtur nga depresioni dhe stresi.

7. Bananet janë shumë të dobishme edhe për PMS-në, e nëse jeni shtatzënë, një banane midis shujtave do të parandalojë rënien e sheqerit në gjak dhe ju ndihmon t'i largoni të vjellat e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat