A e dini që kjo është pije ideale pas treningut?

Shëndetësia

A e dini që kjo është pije ideale pas treningut?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Sa uri keni ndier pas ushtrimit në palestër, mirëpo jeni kujdesur që të mos tejngopeni, duke i qëndruar konsekuent regjimit strikt të ushqimit?

Gjatë treningut organizmi ynë zbërthen amino-thartirat, të cilat janë pjesë përbërëse e proteinave.

Në mënyrë që të plotësojmë atë mungesë, na nevojiten proteinat.

Edhe pse shumica pas treningut konsumojnë substanca artificiale, ekspertët këshillojnë qumësht natyral me çokollatë, të pasur me proteina, yndyra, hidrokarbure dhe elektrolite, të cilat i nevojiten trupit tonë pas ushtrimit të lodhshëm.

Sipas të dhënave të hulumtimit, të publikuara në revistën European Journalof Clinical Nutrition, qumështi me çokollatë shpesh krahasohet me pijet e tjera sportive, si edhe me placebon.

Hulumtimi ka treguar që qumështi me çokollatë jep rezultate të ngjashme ose më të mira në krahasim me alternativat e përmendura.

Ekspertët theksojnë që përparësia më e madhe e qumështit me çokollatë është në kombinimin perfekt të proteinave (nga qumështi) dhe absorbimit të zakonshëm të sheqerit, përkatësisht të hidrokarbureve (nga çokollata). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat