Pacientët me kancer më të rrezikuar nga Covid-19

Shëndetësia

Pacientët me kancer më të rrezikuar nga Covid-19

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech duhet të rishikohet urgjentisht për pacientët me kancer pasi u zbulua se një dozë e vetme nuk ofronte mbrojtje.

Një studim nga King’s College London dhe Instituti Francis Crick, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët  zbuloi se tre javë pas dozës së parë 39% e njerëzve të diagnostikuar me kancer më të rëndë kishin antitrupa dhe 13% ata me kancer në gjak.

Bazuar në gjetjet e deritanishme, ekpertët rekomandojnë një rishikim urgjent të strategjisë së vaksinës për grupet klinikisht jashtëzakonisht të ndjeshme. 

Deri atëherë, është e rëndësishme që pacientët me kancer të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat e shëndetit publik të tilla si distancimi social dhe mbrojtja kur frekuentojnë spitalet, edhe pas vaksinimit.

Vaksina Pfizer/Biontech ka dhënë rezultate shumë mbresëlënëse mbi individë të shëndetshëm dhe studimi tregon se mund të sjellë në mënyrë të qartë përfitime të mëdha edhe për pacientët me kancer.

Ekipi i shkencëtarëve ka bërë të ditur se duke lënë një hapësirë ​​prej 12 javësh midis dozave mund të sjellë pasoja ndoshta edhe riinfektim tek pacientët që janë duke luftuar me kancer.

The Guardian raporton se pacientët me kancer duhet të vaksinohen dhe rriten shpejt dhe përgjigjet e tyre, veçanërisht ato të pacientëve me kancer të gjakut, të cilët duhet të monitorohen intensivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat