Përdorimi i aspirinës mund të reduktojë riskun e infektimit nga Covid 19

Shëndetësia

Përdorimi i aspirinës mund të reduktojë riskun e infektimit nga Covid 19

Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Aspirina, një medikament i konsoliduar, i sigurt dhe me kosto të ulët që përdoret gjerësisht për lehtësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës që përdoret gjithashtu edhe në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, mund të mbrojë nga infeksioni i koronavirusit Sars-Cov-2 dhe ka një efekt të dobishëm gjatë kohëzgjatjes së sëmundjes.

Kështu sugjerojnë rezultatet e një studimi të kryer në Izrael nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti i Bar-Ilan i cili ka verifikuar potencialin e parandalimit dhe rezultatet e Covid të shoqëruara me marrjen e acidit acetilsalicilik gjatë valës së parë të pandemisë. Aspirina dhe rrisku i Covid-19 Studiuesit përdorën informacionet e marra në database të Leumit Healht Services, një organizatë izraelite shërbimesh mjekësore, duke marrë në shqyrtim të dhënat klinike të 10.477 personave të testuar për Covid mes 1 shkurtit deri në 30 qerhor 2020.

Analiza e tyre, e publikuar në detaje në The Febs Journal, tregoi se përdorimi i aspirinës në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek subjektet e shëndetshme shoqërohet me një rënie prej 29% të probabilitetit të infeksionit koronavirus në krahasim me ata që nuk e merrnin këtë ilaç.

Vëzhgimi i efekteve të dobishme të mundshme të dozave të ulëta (75mg) të aspirinës në infeksionin e koronavirusit “është paraprak, por duket shumë premtues”, tregojnë studiuesit duke theksuar rëndësinë e konfirmimit të rezultateve të punës së tyre në studime në shkallë të gjerë që përfshijnë pacientë nga spitale dhe vende të tjera.

‘Ne jemi përpjekur të kuptojmë më mirë efektet e mundshme të dobishme të aspirinës për të ndihmuar në luftën e sistemit imunitar të njeritu kundër Covid-19. Kjo ishte deklarata e Milana Frenkel-Morgenstern e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Bar-Ilan. Tani do tentohet në një shkallë më të gjerë të pacientëve dhe në prova klinike të rastësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat