Këto janë 5 arsyet pse mund të keni dhimbje gjoksi

Shëndetësia

Këto janë 5 arsyet pse mund të keni dhimbje gjoksi

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:31
Ilustrim

Është plotësisht logjike të shqetësoheni kur keni dhimbje gjoksi. Mendoni se keni probleme me zemrën apo diçka tjetër nuk është në rregull me trupin tuaj. Megjithatë mund të mos jetë asgjë për t’u shqetësuar. Dhimbjet në gjoks mund të shkaktohen nga ankthi ose dhimbjet e muskujve, për shembull.

1. Barku dhe ezofagu

Nëse keni dhimbje të ndezur në gjoks që përhapet dhe në shpinë, atëherë mund të vuani nga urthi. Kjo dhimbje mund të ndodhë menjëherë pas ngrënies, sepse e përjetoni urthin si dhimbje gjoksi, pasi ndjehet kryesisht në ezofag. Si të shpëtoni nga kjo dhimbje? Sigurohuni që, kur të jeni shtrirë, pjesa e sipërme e trupit të jetë më lart se pjesa tjetër. Kjo do të bëjë që dhimbja të qetësohet ngadalë. Për më tepër, provoni të pini një gotë qumësht.

2. Stresi dhe frymëmarrja

Nëse ndjeni një ngushtim në gjoks, shanset janë ta keni nga paniku ose stresi. Ju ndoshta jeni gjithashtu të shqetësuar për dhimbjen, e cila e bën dhimbjen e gjoksit më keq. Mundohuni të gjeni nga vjen stresi. Për më tepër, kërkoni një relaksim dhe bëni diçka për të hequr mendjen nga gjërat. Për shembull, bëni diçka argëtuese me miqtë, shihni ndonjë film të bukur ose bëni një shëtitje nëpër pyll.

3. Muskujt dhe brinjët

A keni ndjerë një lloj dhimbjeje të mprehtë dhe therëse në gjoksin tuaj? Atëherë ekziston një shans i madh që kërci dhe muskujt që lidhin brinjët me sternumin tuaj, të jenë paksa të irrituar. Ju mund të keni atë që quhet Sindroma Tietza. Kjo mund të jetë një gjendje e rrallë  që e bën lidhjen kërcit mes  sternumit dhe brinjëve të kenë dhimbje. Kjo do të kurojë vetveten me kalimin e kohës.

4. Mushkëritë

Nëse keni vënë re që pasi të bëni frymëmarrje do të keni dhimbje gjoksi, shkak mund të jenë mushkëritë tuaja. Nëse dhimbja është e thellë, mund të vizitoheni te mjeku për të parë saktësisht se çfarë problemi keni dhe nëse është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.

5. Zemra

Nëse keni dhimbje gjoksi që nuk qetësohet pas një pushimi, atëherë mund të jetë për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, nuk ka nevojë për panik. Duket shumë më serioze sesa është në të vërtet. Mund të keni mungesë oksigjeni pasi keni ngrënë shumë, pas ushtrimeve fizike ose kur keni përjetuar stres. Bëni pak pushim ose shtrihuni. Ju do të vini re që dhimbja do të zhduket. Në rast se dhimbja nuk largohet dhe ju filloni të përjetoni të përziera, shqetësim ose ndjenjë djersitjeje, shkoni dhe vizitohuni te një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat