Pesë gabime më të shpeshta të cilat duhet t’i evitoni gjatë stërvitjeve

Shëndetësia

Pesë gabime më të shpeshta të cilat duhet t’i evitoni gjatë stërvitjeve

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:53
Ilustrim

Keni vendosur të shkoni në palestër, tashmë ushtroni muaj të tërë, mirëpo ju duket se nuk po arrini rezultate…

Vazhdimisht pësoni lëndime të cilat jua pamundësojnë ushtrimet e rregullta? Është e sigurt që po bëni diçka gabim, ndoshta mu disa nga këto gabime:

1. Nuk shtrini muskujt para dhe pas ushtrimit

Edhe pse duket monotone dhe e panevojshme, shtrirja ka rol të rëndësishëm në çdo trening, shërben si ngrohje në fillim dhe si ftohje pas ushtrimeve, përmirëson fleksibilitetin, zgjat muskujt dhe zvogëlon mundësinë e lëndimeve, transmeton Telegrafi.

Katër minutat e parë ecni shpejt, pastaj kërceni në vend, bëni marinsa, galiç, urën…

2. Ushtroni deri në rraskapitje dhe keni qëllime joreale

Trupi i përsosur nuk mund të skalitet për një muaj.

Mundimet shumë të mëdha përnjëherë shpesh çojnë në lëndime dhe në lodhje kronike, ndërkaq ka gjasa të mëdha që do të ndiheni të shkurajuar dhe do të hiqni dorë.

3. Vini vetes qëllime të vogla dhe të matura

Në vend që të rrini ulur në kanape, shkoni të vraponi. Le të jetë qëllimi juaj që javën e parë të vraponi 10 minuta pa pushim.

Javën tjetër shtoni edhe 10 minuta, e kështu me radhë. Shënoni të gjitha dhe ndiqni avancimin tuaj. Kjo do t’ju japë motivim shtesë.

Mos e mbani frymën me rastin e përpjekjeve, muskujt tuaj kanë nevojë për oksigjen. Rregulla themelore është shumë e thjeshtë: lëshoni ajrin derisa përpiqeni!

4. Nuk pushoni mjaftueshëm

Gjatë gjumit ripërtërini muskujt. Gjumi i pamjaftueshëm mund të çojë në humbje të masës së muskujve, ndërkaq çdo trening i ri do të jetë edhe më i mundimshëm.

Mos e harroni as magnezin, mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm për relaksim dhe gjumë të mirë.

5. Harroni të pini lëngje të mjaftueshme dhe magnez

Sportistët gjatë djersitjes humbin sasi të mëdha lëngjesh dhe mineralesh, të cilat është e nevojshme të kompensohen.

Kujdes të veçantë duhet kushtuar magnezit, sepse ai ka rol të rëndësishëm në aktivitetet trupore – në qeliza bashkëvepron në zbërthimin e sheqerit dhe yndyrave në energji dhe i kontribuon funksionimit normal të muskujve.

Për shkak të absorbimit të lehtë, magnezi të cilin në mënyrë natyrale e përmban uji mineral është zgjidhje më e mirë se suplementet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat