Çfarë ndodhë me të vërtetë me organizmin kur përpini çamçakëz?

Shëndetësia

Çfarë ndodhë me të vërtetë me organizmin kur përpini çamçakëz?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Nuk është aq keq sa keni dëgjuar, vetëm nëse keni alergji ndaj çamçakëzit.

Që kur keni qenë fëmijë, e keni dëgjuar shpesh me siguri që nuk duhet të përpini çamçakëz sepse do të qëndroj në zorrët tuaja për 7 vite.

Mirëpo në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Në këtë artikull kemi shpjeguar se çfarë ndodhë me të vërtetë kur përpini çamçakëzin.

Së pari, në mëlçinë tuaj atij i largohen ngjyrimet, stabilizatorët dhe konservantët, duke parandaluar reaksionin alergjik ose helmimin.

Lukthi juaj do të ndaj sheqerin, ekstraktin e shijes, dhe zbutësit që zakonisht janë vajra bimorë ose glicerinë.

Në zorrën e trashë, baza e polimerit prej të cilës është i bërë çamçakëzi, humbë elasticitetin dhe ngjitshmërinë, dhe brenda 24 orëve ajo largohet nga sistemi juaj.

Në rast se keni ndonjë prej këtyre reagimeve pasi të përpini çamçakëz, shihni një mjek urgjent:

Temperaturë trupore më të lartë se 37.5 gradë celsius.

Tension të gjakut më të lartë se 130/80.

Irritim, puçrra, kruarje apo ndjesi djegësimi.

Të përziera, të vjella apo diarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat