AstraZeneca pezullohet nga disa vende, EMA: S’ka tregues që vaksinimi ka shkaktuar mpiksje gjaku

Shëndetësia

AstraZeneca pezullohet nga disa vende, EMA: S’ka tregues që vaksinimi ka shkaktuar mpiksje gjaku

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:32
Ilustrim

Komiteti i ekspertëve të EMA-s po heton çdo analizë dhe të dhëna të mundshme pas raporteve për mpiksjen gjakut te disa pacientë pas vaksinimit, shkruan BBC.

Në një deklaratë sot, Agjensia Europiane e Barnave ka theksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë provë se vaksina “AstraZeneca” ka shkaktuar mpiksje gjaku.

“Aktualisht, nuk ka asnjë tregues se vaksinimi ka shkaktuar mpiksje gjaku. “Nga provat klinike, një numër shumë i vogël kane treguar  mpiksje të gjakut”, thekson EMA.

Prioriteti është të sigurojmë që vaksinat të mund të përdoren në mënyrë të sigurt në popullatën europiane, nëse do të jetë e nevojshme sigurisht  do të ndërmerren veprime  për vaksinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat