Këshillat më të mira për detoksikim të trupit

Shëndetësia

Këshillat më të mira për detoksikim të trupit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Kur është koha e duhur për detoksifikim do ta kuptoni lehtësisht sepse trupi juaj do të dërgojë sinjale të qarta që ka nevojë për pastrim e ushqyerje të shëndetshme!

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).

Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.

Mëso se si mund të shpejtosh tretjen dhe të inkurajosh pastrimin natyral të trupit për brenda dhe jashtë.

Detoksifikim natyral i mëlçisë

Të ushqyerit me produkte organike nga natyra është çelësi për jetesë të shëndoshë. Për pastrim natyral e efektiv të mëlçisë, ne rekomandojmë integrimin e fitoterapisë në protokolet tuaja detox – tinktura me smilarin, artiçokë dhe luleradhiqe. Silmarina rikthen qelizat dhe stimulon rritjen e tyre, ndërkaq kurkumi dhe shafrani Indian (mundësisht në formë paste) janë superushqime me veti të shkëlqyera për organizëm. Për një dietë ditore sa më efektive, provoni supën miso dhe çajin jeshil i cili përmban katekinën e përbërësve të fuqishëm detoksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat