Mënyra më e shijshme për të humbur peshë

Shëndetësia

Mënyra më e shijshme për të humbur peshë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Nëse dëshironi ta humbni peshën e tepërt, pasurojeni pijen tuaj me këta përbërës, të cilët do t'ju ndihmojnë që ta arrini peshën e dëshiruar

STEVIA

Pa marrë parasysh se a pini kafe, limonadë, çaj apo kokteje, stevia mund t'ju ndihmojë për humbje të peshës. Kjo bimë është 200 deri në 300 herë më e ëmbël se sheqeri, kështu që do t'ju nevojitet sasi shumë të vogla nëse dëshironi që ta ëmbëltoni pijen.

LIMONI

Një limon përmban më pak se një gram sheqer dhe kjo e bën aleat të përkryer në luftën kundër peshës së tepërt. E merrni disa feta limoni dhe i shtoni në pijen tuaj të preferuar. Nëse bëni limonadë, sheqerin zëvendësojeni me stevia.

SHALQIRI

Shalqiri përmban shumë pak kalori. Atë mund ta shtoni në ujë të ftohtë ose të bëni lëng nga ai. Shalqiri është gjithashtu i mirë në luftën kundër kancerit, sulmit në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

UTHULLA E MOLLËS

Një gotë me ujë të ftohtë është mënyra më e thjeshtë për t'u freskuar verës. Atë mund ta pasuroni me shije të ndryshme. Mund t'i shtoni xhenxhefil, stevia dhe limon në kombinim me uthullën e mollës. Kjo pije e shijshme verore me siguri do t'ju ndihmojë që të humbni peshë. Uthulla e mollës e ul nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon grumbullimin e dhjamit në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat