Shkallët e djegies dhe metodat natyrale për të shëruar një djegie me ujë të nxehtë në shtëpi

Shëndetësia

Shkallët e djegies dhe metodat natyrale për të shëruar një djegie me ujë të nxehtë në shtëpi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:33
Foto Ilustrim

Reagimi i parë kur ndodh kjo ‘gjëmë’ është ta lagim zonën e lënduar me ujë të ftohtë.

Uji i nxehtë është një rrezik për lëkurën dhe lëndimet prej tij të përcëllojnë shpirtin, dhe të gjithëve na ka ndodhur të digjemi nga uji i nxehtë, çaji apo gjella në zjarr.

Reagimi i parë kur ndodh kjo ‘gjëmë’ është ta lagim zonën e lënduar me ujë të ftohtë. Disa prej kurave popullore kanë të bëjnë me aplikimin e produkteve shtëpiake për të qetësuar dhimbjen.

Djegiet e shkaktuara nga uji

Djegiet e shkaktuara nga uji i nxehtë janë të zakonshme. Hapi i parë kur jeni përballur me diçka të tillë është që të mbani zonën e djegur në ujë të ftohtë e të rrjedhshëm për të paktën pesë minuta.

Nëse djegia është më e rëndë, mbajeni për të paktën 15 minuta. Trajtimi me ujë të ftohtë, është në varësi të zonës së trupit të prekur nga uji i nxehtë.

Për shembull, ju mund të përdorni një napë të lagur me ujë të ftohtë ose akull në një qese plastike, por asnjëherë direkt mbi lëkurë.

Ju mund të përdorni gazra me ujë të ftohtë dhe t’i mbani mbi plagë për 10 minuta. Aloe Vera është një nga kurat më të mira ndaj djegieve sipërfaqësore (nga dielli, vaji apo uji)

Xheli hidratues i kësaj bime është fantastik dhe nuk lë njolla.

Hapat bazë 

Pasi e keni trajtuar plagën me ujë të ftohtë, vendosni sipër vazelinë dhe një garzë sterile. Merrni një ibuprofen kundër dhimbjes dhe të nesërmen ndërroni garzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat