Çaji nga gjethet e ullirit

Shëndetësia

Çaji nga gjethet e ullirit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Edhe pse çaji nga gjethet e ullirit është pak i njohur, ai është dëshmuar të jetë tejet i shëndetshëm për organizmin tonë.

Ky çaj ka aq shumë veti shëruese, saqë nuk mund ta marrim me mend. Përpos kësaj, ka edhe pamje dhe aromë të mirë, si dhe shije të mrekullueshme. Ja disa nga dobitë e tij: ndihmon kundër shtypjes së lartë të gjakut, eliminon radikalet e lira, parandalon sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, ul nivelin e lartë të kolesterolit, ka veti antifungale (kundër kërpudhave mikroskopike), ka veti antibakteriale, ndihmon në parandalimin e herpesit dhe ulcerës, është efikas kundër ftohjes dhe gripit, ndihmon kundër tuberkulozit, kundër meningjitit, kundër reumës, kundër infeksioneve të rrugëve urinare, largon lodhjen kronike dhe alergjitë, e forcon sistemin imunitar të tërë organizmit.

Për një filxhan çaj ju nevojiten 15 - 20 gjethe të ullirit.

Vlojeni ujin dhe qitni gjethet në këtë ujë. Zieni edhe 2 - 3 minuta. Gjethet lini në ujë më së shumti 10 minuta. Këtë çaj duhet ta pini çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat