​EMA: Nëse kini këto simptoma pas AstraZeneca, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Shëndetësia

​EMA: Nëse kini këto simptoma pas AstraZeneca, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka publikuar sot një listë të simptomave për të cilat duhet të kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor nëse ato ndodhin brenda disa javësh nga vaksinimi me AstraZeneca.

Publikimi i kësaj liste erdhi pak kohë pasi që Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të EMA ka konkluduar se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, dhe se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet.

Sidoqoftë, në konferencën për shtyp, EMA tha se janë raportuar disa çrregullime të rralla në të cilat ata ende nuk mund të përjashtojnë një lidhje me vaksinën AstraZeneca.

Sabine Straus, kreu i Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut (PRAC), foli për kushte të rralla të çrregullimeve të gjakut, por që sipas saj nuk janë të ndërlidhura me vaksinën AstraZeneca.

"Ka disa pasiguri. Ne kemi parë disa raste shumë të rralla që përshkruajnë raste specifike të pazakonta të një kombinimi të trombozës, trombocitopenisë dhe gjakderdhjes. Në disa raste, mpiksje të vogla ndodhën në enët e gjakut në 7-14 ditët e para pas vaksinimit. Kjo është një gjendje e quajtur koagulim intravaskular i shpërndarë. Në disa raste, ne gjithashtu pamë mpiksje në enët e gjakut që tërheqin gjak nga truri. Kjo gjendje njihet si trombozë e sinusit venoz cerebral. Këto janë gjendje të shoqëruara me nivele të ulëta të trombociteve në gjak, e cila njihet si trombocitopeni dhe provat që kemi në këtë kohë nuk janë të mjaftueshme për të thënë me siguri nëse këto ngjarje anësore janë të lidhura me vaksinën apo jo. Komiteti do të vazhdojë të mbledhë më shumë informacion mbi këto kushte, përfshirë më shumë studime, dhe ne do t'i mbajmë ato nën vëzhgim shumë të afërt”, ka thënë Straus.

Deri dje, shtatë raste të koagulimit intravaskular të shpërndarë dhe 18 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral janë raportuar në gati 20 milionë njerëz të vaksinuar.

Sipas EMA këto raste nuk janë zbuluar gjatë provave të mëdha klinike, gjë që thekson rëndësinë e ruajtjes së vigjilencës kur vaksinat administrohen në popullatën e përgjithshme.

EMA gjithashtu ka publikuar një listë të simptomave për të cilat duhet të kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor nëse ato ndodhin brenda disa javësh nga vaksinimi:

gulçim

dhimbje gjoksi ose barku

ënjtje ose një ndjenjë e ftohtësisë në krah ose këmbë

dhimbje koke e rëndë ose vizion i paqartë pas vaksinimit

gjakderdhje që nuk ndalet

më shumë mavijosje të vogla, flluska të kuqe ose vjollcë, ose gjak

Mjekëve duhet t'u tregohen informacione për vaksinat e fundit, shton EMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat