Ju nervozon hunda e mbyllur? Kjo mund t'ju ndihmojë!

Shëndetësia

Ju nervozon hunda e mbyllur? Kjo mund t'ju ndihmojë!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Problemi i mbylljes së hundës prek një numër të madh të njerëzve. Shkaktarët e mbylljes së hundës mund të jenë të ndryshëm: alergjitë, ftohjet, inflamacioni i sinuseve, polipet, etj. Përkundër asaj që është e mbyllur, hunda mundet edhe të "rrjedhë", e gjatë natës të paraqitet edhe gërhitja.

Janë të shumtë ata që mendojnë se supa e pulës ofron ndihmë të madhe në këtë drejtim. Shtimi i specit djegës në këtë supë ndihmon që të hapen sinuset dhe të zvogëlohet inflamacioni. Po ashtu, në këtë aspekt ndihmojnë edhe ushqimet e tjera pikante.

Thithja e vajit eterik të mentës po ashtu ndihmon në zhbllokimin momental të hundës, efekt të cilin e ka edhe pirja e pijeve të ngrohta, sikur që është çaji i gjelbër, p.sh.

Në anën tjetër, kafen dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë duhen evituar, meqë mund ta përkeqësojnë gjendjen. Lagështia adekuate e ajrit dhe konsumimi i vitaminës C po ashtu janë të preferuara në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat