Hirra është kura shëruese për mëlçinë dhe pastrimin e gjakut

Shëndetësia

Hirra është kura shëruese për mëlçinë dhe pastrimin e gjakut

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Nga studimet dhe burimet e konsultuara rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe krejt trupin.

Hirra për Problemet e Mëlçisë
Studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës. Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit. Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të Lozanës në Zvicër i cituar nga AgroWeb.org sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

Hirra për Pastrimin e Gjakut
Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat. Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje mes problemeve të mëlçisë së dhjamosur dhe cilësisë së gjakut. Pasojat sjellin probleme të metabolizmit dhe të lidhura ngushtë me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Hirra për Mbajtjen e Trupit në Formë
Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen e formës së trupit nën kontroll. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët. Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë. Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjellin ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj. Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulare. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët
Të vegjëlve i përzjehet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e veçantë të hirrës. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit. Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat