Ekspertët: Ky është ilaçi që ka shpëtuar jetët e 1.4 milionë pacientëve me Covid në gjithë botën

Shëndetësia

Ekspertët: Ky është ilaçi që ka shpëtuar jetët e 1.4 milionë pacientëve me Covid në gjithë botën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:45
Ilustrim

Përdorimi i një ilaçi të zakonshëm për të trajtuar pacientët me koronavirus ka shpëtuar 22,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar dhe deri në 1.4 milion në të gjithë botën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit  zbuluan se ilaçi, mund të ulë rrezikshmërinë e vdekjeve midis pacientëve më të sëmurë me një të tretën. Ilaçi u përdor për pacientët në repartet e spitalit anglez qershorin e kaluar.

Shefi ekzekutiv i NHS Sir Simon Stevens tha: ‘Falë punës së jashtëzakonshme të studiuesve tanë, stafit dhe pacientëve të NHS, rreth një milion persona mund të kenë shpëtuar në të gjithë botën.

Muajin e kaluar u zbulua gjithashtu se ulte normat e vdekjes dhe shtrimit në spital kur kombinohet me ilaçin e artritit tocilizumab.

Vetëm një dozë e ilaçit anti-inflamator që përdoret normalisht për të trajtuar artritin, rrit në mënyrë dramatike shanset për mbijetesë të një pacienti, kur merret së bashku me deksametazonin.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se Britania e Madhe është ‘një forcë e klasit botëror në identifikimin dhe përdorimin e trajtimeve që mund të shpëtojnë jetë’ si për pacientët në vend ashtu edhe për popullin në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat