Studimi i ri: Zonat ku përhapen më shumë sëmundjet infektive

Shëndetësia

Studimi i ri: Zonat ku përhapen më shumë sëmundjet infektive

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Një studim i botuar në revistën Frontiers in Veterinary Science, sugjeron se shpërthimet e sëmundjeve infektive kanë më shumë të ngjarë të ndodhin në zonat e shpyllëzimit* dhe plantacionet e monokulturës*

Ndryshimi i përdorimit të tokës është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e viruseve zoonotike të tilla si COVID-19 dhe sëmundjeve të mbartura si malaria, shkruhet në studim.

Autorët thanë se sëmundjet filtrohen dhe bllokohen nga një varg grabitqarësh dhe habitatesh në një pyll të shëndetshëm dhe me biodiversitet.

Kur ky zëvendësohet, shumë specie zhduken, duke i lënë gjeneralistët si minjtë dhe mushkonjat të lulëzojnë dhe të përhapin patogjenë nëpër habitatet njerëzore dhe jo-njerëzore.

Edhe mbjellja e pemëve mund të rrisë rreziqet shëndetësore për popullatat njerëzore lokale nëse përqendrohet shumë ngushtë në një numër të vogël speciesh, siç ndodh shpesh në pyjet komercialë, zbuloi studimi.

“Unë u befasova nga sa i qartë ishte modeli,” tha një nga autorët, Serge Morand, nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

“Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje rolit të pyllit në shëndetin e njeriut, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e mjedisit. Mesazhi nga ky studim është ‘mos harroni pyllin’.”

Studimi shton një provë në rritje që tregon se viruset kanë më shumë të ngjarë të transferohen te njerëzit ose kafshët nëse ata jetojnë në ose pranë ekosistemeve ku kanë ndërhyrë njerëzit, të tilla si pyje të pastruara kohët e fundit ose këneta të kulluara për toka bujqësore, projekte minerare ose projekte banimi.

Si autor i një libri të vitit 2016 të quajtur “Murtaja tjetër”, ai thotë se është vetëm çështje kohe deri në pandeminë tjetër, citon Anabel.

“Rreziqet janë shumë të larta. Është thjesht vetëm se ku dhe kur. Ne duhet të përgatitemi.”

Shpyllëzim: vend ku është prerë pylli për t’u përdorur si tokë bujqësore, kullotë etj.

Monokulturë: praktikë bujqësore e rritjes së një kulture të vetme, bimë ose specie bagëtish, varietet ose race në një fushë ose në një sistem bujqësor në të njëjtën kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat