Lëngu i pabesueshëm, që shkrin shtresat dhjamore

Shëndetësia

Lëngu i pabesueshëm, që shkrin shtresat dhjamore

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Me arritjen e ditëve të para të ngrohta jemi të vetëdijshëm të hapësirave kritike të trupit - stomakut, ijët, prapanicës… Në vend se të mendoni si përmes veshjes t'i kamufloni këto hapësira, ju sjellim lëngun e përsosur, i cili në kombinim me ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në shkrirjen e shtresave dhjamore

PËRBËRËSIT:

- një lugë uthull molle - speca të kuq pikantë - lëngu dhe lëvorja e një limoni

 

 

PËRGATITJA:

Bluani lëvoren e limonit dhe ia shtoni 240 ml ujë të vluar. Pas dhjetë minutave shtoni lëngun e limonit, uthullën e mollës dhe specat e bluar pikant. Përzieni para secilës gllënjkë dhe e konsumoni para ose pas secilës shujtë. Specat e bluar pikant ndihmojnë në tretjen e ushqimit, përshpejtojnë metabolizmin dhe stimulojnë shkrirjen e yndyrës.

Në fakt, përbërësi i saj, kapsaicina, stimulon sistemin nervoz që të prodhojë ngrohtësinë në organizëm, që nxit shkrirjen e kalorive. Limoni përmban substancat që ngadalësojnë grumbullimin e yndyrave, e lëvorja e tij përmban polikosanol, përbërës që ndihmon në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar. Uthulla e mollës, përkatësisht konsumimi i rregullt i saj në sasi të caktuara ndihmon në shkrirjen e yndyrave në organizëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat