Sjelljet që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën

Shëndetësia

Sjelljet që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:22
Ilustrim

Sjellja prindërore ka një ndikim të madh në mënyrën se si fëmijët zhvillohen, duke qenë mjaft të rëndësishëm në suksesin e tyre në të ardhmen.

Si gjithmonë, pediatrja e njohur Lira Gjika, gjendet pranë prindërve me këshilla të nevojshme. Këtë herë ajo paraqet sjelljet që prindërit duhet të evitojnë me fëmijët.

-Mosplotësimi i nevojave të fëmijës

Veshja e keqe, jo sipas sezonit. Mbajtja brënda në shtëpi për kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojrave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.

-Kujdes i tepruar

Vizita vazhdimisht tek mjeku, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.

-Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.

-Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri

 Në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.

-Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se ç'është

Ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund t'i bëj vetë. Të mos i shpjegohet në çdo moment se çfarë po ndodh rreth tij.

-Të ndërtohet marrëdhënie sikur është i madh

Pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo t'i kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vënde e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.

-Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerve

Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.

-Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve

Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëri-tjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë fëmijën, në të ardhme.

-Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës

Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, t'i gjuhet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shqelm etj.

-Prekje e fëmijës në zonën genitale

Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes apo puthja e fëmijës në zonën genitale. Të jetë prezent në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat