A je përfshirë nga pakënaqësia dhe dëshpërimi? Këto janë shenjat e depresionit, mos i injoroni

Shëndetësia

A je përfshirë nga pakënaqësia dhe dëshpërimi? Këto janë shenjat e depresionit, mos i injoroni

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:59
Ilustrim

A je përfshirë nga pakënaqësia dhe dëshpërimi? Shumë vuajnë në heshtje, sepse nuk e kuptojnë me të vërtetë se çfarë është depresioni dhe si ju bën të ndiheni. Një situatë që juve mund t’ju duket shumë dëshpëruese mund të jetë një problem krejtësisht i zakonshëm për miliona njerëz të tjerë.

Nëse keni hetuar ndryshime të dukshme tek vetja dhe shenja që lidhen me depresionin, para se të shkoni tek mjeku për t’ju përshkruar ilaçe, provoni ta shëroni natyrshëm.

Ka shumë simptoma të depresionit që njerëzit shpesh i injorojnë:

Ndryshime në zakonet e të ushqyerit

Shumica e njerëzve ndryshojnë shprehitë e të ushqyerit kur përballën me depresion. Ka njerëz që hajnë më shumë kur përjetojnë situate depresive dhe në këtë formë si duket gjejnë një ngushëllim.

Izolimi

Një simptomë e zakonshme e depresionit është izolimi. Ikja nga realiteti dhe dëshira për të qëndruar vazhdimisht vetëm janë shenja të depresionit. Shume njerëz bllokohen për orë të tëra në dhomat e tyre dhe shmangin kontaktin me anëtarët e familjes dhe persona të tjerë.

Probleme me zorrët

Ju ndoshta se keni ditur por zorrët preken drejtpërdrejt nga shëndeti ynë mendor. Njerëzit që përjetojnë probleme depresive shpesh kanë diarre. Sigurisht, kjo nuk është një temë e këndshme për t’u diskutuar. Por, kur nervat tuaja janë plot stres, kjo ndikon në nevojën për të shkuar më shpesh në banjë.

Zemërimi

Kur kimikatet në trurin tuaj nuk janë në nivele të mjaftueshme, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e shqetësimeve emocionale. Një nga emocionet më të lehta për t’u treguar është zemërimi. Një person që vuan nga depresioni mund të jetë subjekt i shpërthimeve të zemërimit. Një mënyrë e lehtë për të përshkruar këtë person është se ata inatosen lehtë.

Dhimbje koke

Tensioni dhe stresi shpesh paraqiten kur jeni në depresion. Nëse keni hetuar se ju janë shpeshtuar rastet kur ju dhemb koka, kjo mund të jetë shenjë e gjendjes suaj mendore. Kuptoje që jo të gjitha kokë-dhimbjet vijnë nga disbalanci kimial. A e keni dëgjuar dikë duke thënë se ka dhimbje koke nga stresi?

Trupi nuk di si veprojë në një gjendje të tillë emocionale, kështu që e konverton stresin si një simptomë psikike. Muskujt sforcohen, dhe kështu rritet mundësia për dhimbje koke.

Të skuqura në fytyrë

Të skuqurat në fytyrë shkaktohen nga disa hormone të cilat rriten në situata stresuese. A keni parë ndonjëherë dikë që është skuqur shumë në fytyrë kur është zënë ngusht për dicka?Skuqja dhe turpërimi janë të afërta me njëra tjetrën, por të dyja shkaktohen nga gjëra ë ndryshme.

Po flini shumë

Një gjë tjetër që depresion mund të shkaktojë është gjumi i tepërt. Ju mund të hetoni se po flini më shumë se zakonisht. Po ashtu, mund të ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye. Në raste të tilla është mirë të shikoni nëse keni mungesë të hekurit.

Ju pengojnë zhurmat

Kur vlerat e kortizolit janë të larta, ju mund të bëheni tepër të ndjeshëm. Në vecanti ndaj zhurmave, zërit të lartë të televizorit ose bisedave që dëgjoni afër jush.

Humbja e kujtesës

A ndiheni sikur truri juaj është në mjegull? A harroni gjëra që duhet të mbani mend? Humbja e kujtesës mund të shfaqet pasi keni përjetuar trazira emocionale dhe jeni përfshirë nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat