Kanceri rrezikon më shumë diabetikët

Shëndetësia

Kanceri rrezikon më shumë diabetikët

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Studiuesit e Universitetit të Lund, në Zvicër kanë zbuluar se ka një lidhje mes obezitetit dhe diabetit me zhvillimin e kancerit të gjirit.

Studimi ka analizuar kushtet shëndetësore të më shumë se 2700 pacientëve të moshës mbi 60 vjeç, mosha kur karcinoma e gjirit zhvillohet më shumë.

Që nga koha që kjo sëmundje është shfaqur, obeziteti e ka rritur rrezikun e sëmundjes me 55%, ndërsa diabeti me 37%.

Kjo është një lidhje që duket se fshihet në aftësinë e glukozës për të modifikuar disa gjene, duke vepruar drejtpërdrejt në epigjenomë, në atë kompleks proteinash që rregullojnë proceset në nivelin e ADN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat