Mungesa apo gjumi i tepërt e bën zemrën më të vjetër se njeriu? Ja sa duhet të flini

Shëndetësia

Mungesa apo gjumi i tepërt e bën zemrën më të vjetër se njeriu? Ja sa duhet të flini

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Ju nuk duhet të flini shumë pak, por as nuk është mirë të flini shumë!

Kërkimet e fundit sugjerojnë që të rriturit që flenë shumë pak ose e teprojnë me gjumë janë në rrezik më të madh nga sulmi në zemër ose goditja në tru. Shkencëtarët thonë se kjo mbase shihet më së miri nga fakti se “zemra e tyre është më e vjetër se ata vetë”.

Një studim i gjerë amerikan ka zbuluar se njerëzit që flenë shtatë orë natën kanë një zemër 3.7 vjet më të re se mosha e tyre biologjike, ndërsa ata që flenë gjashtë ose tetë orë kanë një zemër 4.5 vjet më të vjetër se sa do të duhej.

Rreziku më i madh është tek ata që flenë pesë ose më pak se pesë orë, zemra e tyre është pesë vjet më e vjetër se mosha e tyre biologjike.

Është përcaktuar gjithashtu që periudha më të gjata me gjumë të pamjaftueshëm kanë pasoja negative në disa sisteme të trupit, përfshirë edhe sistemin kardiovaskular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat