Tre karakteristika që identifikojnë një fëmijë të lumtur

Shëndetësia

Tre karakteristika që identifikojnë një fëmijë të lumtur

Më: 29 mars 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Një  fëmijë  që  rritet  në  harmoni  nesër  do  jetë  një  i  rritur  i  lumtur. A  mund  të  permblidhet  lumturia  në  vetëm  tre  pika ? Absolutisht  jo, madje, të  jesh  i  lumtur  duhet  goxha  punë ! Megjithatë, nëse  çdo  fëmijë  i  pakënaqur  është  i  pakënaqur  në  mënyrën  e  vet  –  duke  parafrazuar  Tolstojin – të  gjithë  të  qetët  ngjajnë  njësoj.

Tre  karakteristika  që  identifikojnë  një  fëmijë  të  lumtur.

Shenja e parë: në  kerkim  te  sfidave  dhe  aktiviteteve  të  reja.

Te  gjithe  femijet  deshirojne  të  zoterojne  boten  dhe  situatat. Ky  eshte  nje  motivim  primar, karakteristike  e  krijeses  njerezore. Nje  femije  ne  kerkim  te  sfidave  eshte  nje  femije  i  shperblyer  dhe  ndjehet  aq  i  sigurte  me  veten  sa  e  vë  ate  ne  prove. Kjo  tregon  se  vetevleresimi  i  tij  po  zhvillohet  ne  menyre  te  forte  dhe  nuk  do  druhet   te  provoje  veten. A  eshte  vetevleresimi  sinonim i  lumturise ? – Nuk  eshte  i  vetmi  komponent, por  sigurisht  tregon  nje  perqasje  pozitive  me  jeten; perberes  kryesor  ky  per  te  qene  te  qete. Ne  te  kundert  femijet  jokurajoz, te  pamotivuar  ose  te  ndrojtur  do  ti  evitojne  gjerat  e  reja  dhe  do  mjaftohen  me  aktivitete  te  thjeshta , me  shprese  se  do  te  marin  aprovimin  dhe  do  t’i  tregojne  vetes  dhe  te  tjereve, qe  vlejne. Femija  me  vetebesim  te  ulet  veshtire  te  jete  i  kenaqur  dhe  i  qete, duke  qene  qe  jeton  me  friken  e  gjykimit  nga  te  tjeret  dhe  me  peshen qe  i  duhet  t’ju  tregoje  te  tjereve  cilesite  qe  ka. Praktikisht:  femija  i  sigurte  ndjek  shoket  ne  sporte  dhe  eksperienca  te  reja ; eshte  pozitiv  dhe  gjithe  kohes  ne  levizje. Perfshihet  ne  nje  kompeticion  te  shendetshem  dhe  njeh  vleren  e  te  ushtruarit  dhe  praktikimit. Eshte  nje  vullkan  i vertete !

Shenja  e  dyte: tregon  spontanisht  ato  qe  ben.

Te  treguarit  e  gjerave  eshte  nje  instrument  qe  femijet  perdorin  per  te  rijetuar  dhe  riperpunuar  eksperiencat  e  tyre. Do  te  jene  veçanerisht  te  kenaqur  nqse  tregojne  per  ate  çka  kane  bere  gjate  dites, nqse  eksperienca  iu  ka  pelqyer. Nje  tregim  i  shendetshem  dhe  i  qete  eshte  pakashume  objektiv (jo  detyrimisht: seicili  nga  ne  interpreton  faktet  ne  menyre  subjektive; e  rendesishme  eshte  qe  ajo  qe  tregon  te perputhet  me  realitetin) i  pasur  me  hollesira, vë  ne  pah  komponentin  emocional  dhe  nuk  i  fsheh  gabimet.. Edhe  ne  shtepi , nje  femije  i  lumtur  do  te  jete  krenar  t’ju  tregoje  vizatimet, punimet, lojrat ; eshte  i  sigurte  qe  do  mare  gjykime  pozitive, por  edhe  sygjerime  per  t’u  permiresuar  gjithmone  e  me  teper.

Femije  i  fshehte: Nje  femije  qe  refuzon  te  tregoje  ate  qe  ka  bere, me  shuma  gjasa  ka  nje  forme “vuajtje”. Kjo  eshte  veçanerisht  e  vertete  per  shkollen, por  edhe  per  aktivitetet  sportive. Heshtja  tregon  deshiren  per  te  fshehur  diçka, shpesh  perceptimin  e  paaftesive  te  veta. Kjo  veshtiresi  ne  te  shprehurit  e  gjerave  duhet  trajtuar  me  kujdes; jo  detyrimisht  eshte  nje  gje  kaq  tragjike, por  eshte  nje  tregues  qe  ka  diçka  qe  nuk  shkon.

Shenja  e  trete : èshte  “kureshtar  si  nje  majmun”. Kureshtja  te  nje  femije  eshte  e  lidhur  me  sensin  e  tij  te  efikasitetit; pothuajse  si  te jesh  ne  kerkim  te  sfidave. Femijet  e  lumtur  ndjehen  krijues  te  vete  fatit  te  tyre  dhe  bejne  me  te  miren  per  te  mesuar  sa  me  shume  gjera  te  jete  e  mundur. Kuriozitet  apo  zell ?  Shpesh  kurioziteti ngaterrohet  me  rezultatet  e  mira  ne  shkolle, me  aftesine  per  te  studjuar. Kurioziteti  mund  te  kanalizohet  ne  mijra  drejtime  qe  jo  detyrimisht  jane  te  lidhura  besnikerisht  me  studimet  shkollore. Ka  sinjale  me  te  rendesishme ; femija  kureshtar  lexon  shume, kerkon  imazhe  per  argumenta  qe  i  ngjallin  interes, informohet, viziton  me  shume  deshire  vende  te  reja, ben  gjithmone  qindra  pyetje.

Femije  te  lumtur : Nëse  përgjigja  për  3  pyetjet  më  sipër  është  pozitive, jemi  të  sigurtë  se  kemi  te  bejme me  një  fëmijë  që  do  rritet  i  lirë  dhe  i  lumtur, qe  një  ditë  do  zbulojë  botën  dhe  do  dalë fitues  ndaj  sfidës  së  jetës. Mundohuni  të  punoni  në  të  treja  pikat, në  mënyrë  që  të forconi  vetëvlerësimin, kuriozitetin  dhe  kënaqësinë  për  t’i  treguar   gjerat : jini  kureshtar  për  jetën  e  fëmijës  tuaj, duke  mos  e  tepruar  me  ndërhyrjet. Në  rast  të  një  përgjigjeje  negative  ndaj  njërës  nga  tri  pyetjet, nuk  ka  problem : E rëndësishme  është  të  jini  pozitiv, t’a  edukoni  për  lumturinë  duke  dhene  shembullin  e  mirë  dhe  duke  u  treguar  te  kujdesshëm ; do  të  jeni  ju  që  do  të  zbuloni  dhe  zgjidhni  shkakun  e  problemit  të  vogël. Ka shumë  aspekte  që  duhet  të  shohim  gjatë  procesit  te  edukimit: njohja  e  limiteve  të  veta, te  mësojne si  te  mos  ndikohen  nga  gjykimet  e  jashteme, te  kapërcejne  frikën  nga  të  tjerët. Është  normale  që të  kemi  te  gjithe  ca  pika  te  dobta.

Dhe  nëse  nuk  do të  ishte  kështu ? Mos u  shqetësoni: prinderimi  eshte  punë  e  vështirë  dhe  nuk  duhet  të  dorëzohemi  kurrë. Pasiguria  është  pak  si  anemia: kërkon një  kure  të  fortë  riparuese , por  mund  të  ndreqet. Në  mënyrë  të  veçantë, do  të  ishte  mirë  të  tregojmë  gjithë  dashamirësinë  tonë, duke  e  përdorur  për  t’a  siguruar  dhe  inkurajuar  per  sfidat  dhe  kureshtjen. Ndihmojeni  fëmijën  t’i  bëj  gjerat  vete. Propozojini  aktivitete  të  cilat  me  siguri  arrin  t’i  bej  mirë  dhe  inkurajojeni; ngrijeni  steken  çdo  ditë  nga  pak , por  kurrë  mos  gjykoni: fëmija  duhet  të  ndjehet  i  lire  të  gaboje, dhe  i  sigurte  nga  kritikat. Brenda  një  kohe  të  shkurtër  do  të  vini  re  rezultate  pozitive. Nëse  gjërat  nuk  shkojne  per  mire, atëherë  mund  të  ketë  një  problem  te  fshehur: në  këtë  rast  do  të  ishte  mirë  t’i  drejtoheni  një  specialisti , psikolog , mesues, apo  mjek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat