Keni konsumuar mish dhe nuk ndiheni rehat? Ja çfarë po i ndodh trupit tuaj tani

Shëndetësia

Keni konsumuar mish dhe nuk ndiheni rehat? Ja çfarë po i ndodh trupit tuaj tani

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Edhe pse mishi është një pjesë e rëndësishme e dietës tuaj, ngrënia e tepërt e tij mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Kjo nuk do të thotë që duhet të mos i përfshini ato biftekë të shijshëm në drekën tuaj, por është mirë të informoheni se çfarë mund t’i ndodhë trupit nëse konsumoni shumë mish.

 11 rreziqe që mund të hasni.

Mund t’ju krijohen gurë në veshka.

Proteinat me bazë shtazore kanë shumë përbërje të quajtura purina. Këto ndahen në acid urik, dhe nëse keni shumë nga ky acid, mund të krijohen gurë në veshka. Ju mund ta shmangni këtë duke kufizuar konsumin e mishit, dhe gjithashtu duke pirë shumë ujë.

Ju mund të dehidratoheni.

Për shkak të një teprice të acidit urik për të cilin folëm më lart, ju mund të ndjeheni më të etur se zakonisht. Veshkat kanë nevojë për ujë për të holluar çdo mbetje toksike, prandaj sigurohuni që të keni ujë me vete në çdo kohë, kudo që të jeni.

Mund të vuani nga kapsllëku.

Ushqimi me bazë mishi ka shumë proteina, por jo shumë fibra. Ju normalisht do t’i merrni këto fibra nga frutat, perimet ose drithërat, prandaj sigurohuni që të përfshini të gjitha këto kategori ushqimesh në dietën tuaj. Kapsllëku dhe lëvizjet e dhimbshme të zorrëve mund të jenë disa nga shenjat e para që niveli i fibrave tuaja është shumë i ulët.

Mund të keni dhimbje koke.

Mungesa e hidratimit gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke. Ajo bën që gjaku të jetë më i trashë, që do të thotë që një rrjedhje e reduktuar e  oksigjenit arrin në tru. Nga ana tjetër, disa produkte me bazë mishi si sallami përmbajnë nitrate, të cilat mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.

Mund të keni probleme me zemrën.

Sa më shumë fibra të keni në dietën tuaj, aq më e mbrojtur është zemra juaj. Nëse hani kryesisht mish, atëherë nuk keni një nivel të lartë të fibrave. Mishi i kuq , veçanërisht, mund të dëmtojë zemrën tuaj. Mund të trefishojë rreziqet për probleme të lidhura me zemrën dhe përmban shumë yndyrna të ngopura. Yndyrnat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Ju mund të sëmureni më shpesh.

Yndyrnat e ngopura të pranishme në mishin e kuq dhe mishin e përpunuar nuk përmbajnë antioksidantë të nevojshëm që trupi të mundë çdo inflamacion të mundshëm. Më së shumti do t’i gjeni antioksidantët në fruta dhe perime, prandaj është kaq e rëndësishme të keni një dietë “shumëngjyrëshe”. Ngjyrat e frutave të caktuara janë pigmente të grupeve të caktuara të antioksidantëve.

Mund të keni erë të keqe të gojës.

Një dietë e përbërë nga proteina dhe yndyrë shumë të lartë, por që nuk ka karbohidrate, mund të bëjë që trupi të prodhojë ketone. Ketonet çlirohen përmes frymëmarrjes dhe mbajnë erë si aceton. Kjo është arsyeja pse, nëse keni ndjekur ndonjëherë dietën keto, mund të keni përjetuar probleme me frymëmarrjen. Kështu që sigurohuni që të përfshini disa karbohidrate në dietën tuaj.

Mund të keni probleme me flokët dhe lëkurën.

Produktet e mishit rrallë kanë ndonjë vitaminë C.  Vitamina C  luan një rol vendimtar në formimin e kolagjenit, një proteinë që e bën lëkurën tuaj, flokët, thonjtë, kockat dhe më shumë, të duken shumë më mirë. Nëse vëreni ndryshime të pakëndshme në flokët dhe lëkurën tuaj, atëherë mund t’ju duhet të rishikoni dietën dhe të ndërprisni ngrënien e mishit.

Mund të keni kocka të dobëta.

Sasi të larta të proteinave mund të rrisin humbjen e kalciumit, i cili është absolutisht i nevojshëm për kockat e shëndetshme. Trupi juaj nuk prodhon kalcium. E merr atë vetëm përmes ushqimit që hani, ose nga suplementet. Nëse nuk ka mjaftueshëm, atëherë kockat tuaja mund të dobësohen.

Ju mund të ndjeheni më të lodhur.

Ushqimet që përmbajnë mish janë shumë më të vështirë për tu tretur nga sistemi ynë i tretjes sesa çdo perime ose frut që hani. Kjo është arsyeja pse duhet shumë më shumë përpjekje që trupi të tretë një biftek dhe kjo është arsyeja pse mund të ndiheni pak të plogësht pasi keni ngrënë diçka të rëndë.

Ju mund të kontribuoni në ndryshimin e klimës.

Moskonsumimi i mishit për një ditë, mund të sjellë përfitime jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për mjedisin gjithashtu. Ju mund të luani një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e gazrave serë, sepse më pak tokë dhe më pak bagëti do të përdoren si rezultat i kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat