Dieta mesdhetare dhe parandalimi i diabetit tip 2 te femrat

Shëndetësia

Dieta mesdhetare dhe parandalimi i diabetit tip 2 te femrat

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:28
Foto Ilustrim

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike.

Indeksi i ulët glikemik, tek ushqimet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glikemik të ulët, të moderuar dhe të lartë.

Ato me indeks të lartë glikemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glikemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme listojnë këshillat e mëposhtme:

Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin e tipit 2. Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glikemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin por edhe njerëzit me diabet. Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshëm, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.

Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karakteristike të kësaj diete, ta pasura me yndyra të shëndetshme. Ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës. Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga dieta mesdhetare ishin më pak të prira për të zhvilluar diabet të tipit dy. Megjithatë studiuesit shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetit tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat