A është e vërtetë se personat që kalojnë COVID mund të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor

Shëndetësia

A është e vërtetë se personat që kalojnë COVID mund të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:01
Ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se 1 në 3 persona që e kaluan rëndë COVID-19, zhvilluan një problem të shëndetit mendor pas shërimit të tyre.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, zbuloi se brenda gjashtë muajsh pas diagnozës, rreth një e treta janë në një rrezik të madh për të zhvilluar një problem neurologjik ose psikiatrik. Këto përfshijnë gjendje të shëndetit mendor të tilla si depresioni, ankthi, etj.

Botuar në revistën Lancet Psychiatry, ky është studimi më i madh i këtij lloji deri më tani. Në total, studiuesit vëzhguan 236.379 të mbijetuar të COVID-19. 34% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me një problem të shëndetit mendor në 6 muaj pas infektimit të tyre.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se sa më rëndë ta kalojë një pacient koronavirusin, aq më shumë ka të ngjarë që të përfundojë me ndonjë problem të shëndetit mendor.

"Këto janë të dhëna reale nga një numër i madh pacientësh", tha Paul Harrison, autori kryesor i studimit. Ato konfirmojnë nivelet e larta të diagnozave psikiatrike pas Covid-19 dhe tregojnë se çrregullime serioze që prekin sistemin nervor (të tilla si goditjet në tru dhe dementia) ndodhin gjithashtu. Ndërsa këto të fundit janë shumë më të rralla, janë domethënëse, veçanërisht tek ata që kishin Covid-19 të rëndë.”

Nuk dihet nëse infeksioni COVID, ose klima aktuale si rezultat i pandemisë, shkakton problemet e shëndetit mendor. Studiuesit thanë se shumë prej problemeve mund të jenë shkaktuar nga stresi i madh i vitit të kaluar, në vend që të kenë një lidhje fiziologjike me virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat