Të hani darkë me familjen tuaj zvogëlon rrezikun e mbipeshës dhe përmirëson shëndetin

Shëndetësia

Të hani darkë me familjen tuaj zvogëlon rrezikun e mbipeshës dhe përmirëson shëndetin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Ngrënia e darkës me të dashurit tuaj zvogëlon rrezikun e mbipeshës dhe mund të përmirësojë mirëqenien tuaj të përgjithshme, sipas një studimi të ri mbi zakonet e ngrënies dhe shëndetit.

Studuesit nga Universiteti i Katalonjës Foodlab intervistuan 12 familje me fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç, duke i pyetur për kohën e ngrënies dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm.

Ata zbuluan se rutinat e vakteve familjare, të tilla si ndarja e ushqimit, ulja rreth një tavoline pa pajisje dixhitale ose biseda e këndshme, janë të dobishme.

Funksioni kryesor i studimit ishte të hetonte një tipar kryesor të dietës mesdhetare, në kohën e ngrënies dhe si ndikon në shëndetin e fëmijëve.

Ata donin të kuptonin se e folura në kohën e ngrënies, si dhe si ushqehemi në një grup familjar ndikon në shëndetin tonë.

Për shumicën e prindërve, vaktet familjare ishin veçanërishtë të rëndësishëm kur ata kishin fëmijë adoleshentë, pasi ata favorizojnë bisedat dhe lidhjet më të ngushta familjare.

Studimi thekson se është thelbësore të merren parasysh këto aspekte në mënyrë që të promovohet një dietë e shëndetshme tek adoleshentët dhe të hartohen fushata të shëndetit publik.

Rreth 58 përqind e grave dhe 68 përqind e burrave në Mbretërinë e Bashkuar janë me mbipeshë.

Mbipesha ka qenë gjithashtu e lidhur me 12 kancere të ndryshme, kjo përfshinë kancerin e gjirit, i cili prek një në tetë gra në një moment të jetës së tyre.

Fëmijët e dhjamosur kanë gjithashtu dukshëm më shumë gjasa të bëhen të rritur me mbipeshë, dhe nëse fëmijët janë mbipeshë, mbipesha e tyre konsiderohet më e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat