Lakërishta mund t'i shkatërrojë qelizat e kancerit

Shëndetësia

Lakërishta mund t'i shkatërrojë qelizat e kancerit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Lakërishta është burim i shkëlqyeshëm për vitamina A dhe C, e njëkohësisht furnizon edhe me vitamina K. Shumica e njerëzve e dinë se perimet, si: brokoli, lakra kanë ndikim kundër kancerit, por të paktë janë ata që dinë se edhe lakërishta ka efekt të tillë.

Në fakt, lakërishta do ta lidhë nivelin e antioksiduesve në gjakrrjedhje. Krahas kësaj, lakërishta përmban edhe karotenoide, substanca që e mbrojnë sistemin kardiovaskular dhe shikimin.

Shkencëtarët kanë konstatuar se lakërishta mund ta ulë rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë të trashë, kancerin e gjirit dhe atë të prostatës.

Po ashtu, ekzistojnë fakte se lakërishta mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të caktuara të kancerit. Në hulumtimin britanik kanë marrë pjesë 60 meshkuj dhe femra, prej të cilëve gjysma duhanxhinj. Për tetë javë ata duhej ta konsumonin lakërishtën për ditë. Pas tetë javësh, shkencëtarët kanë vërejtur dhe ndryshim të ADN-së, në fakt ADN-ja për 17 për qind ishte më pak e dëmtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat