Vlerat e çokollatës për shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut

Shëndetësia

Vlerat e çokollatës për shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut

Më: 11 prill 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar.

Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje. Studimet të cilave u referohet AgroWeb kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.

E Pasur Me Antioksidantë

Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm. Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike.

Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos.

Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.

Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyra dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.

Ushqyesit Surprizë

Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri.

Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

Shëndeti i Mirë Mendor

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor.

Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.

Çokollata Për Tensionin E Gjakut

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik.

Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut.

Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Çokollata Të Përmirëson Humorin

Çokollata thuhet të përmirësojë humorin. Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën. Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.

Nga Ana Tjetër

Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

Sasia E Duhur E Çokollatës

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat