Disa këshilla të thjeshta për një trup dhe një jetë të shëndetshme

Shëndetësia

Disa këshilla të thjeshta për një trup dhe një jetë të shëndetshme

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:26
Ilustrim

Të gjithë e dimë që mënyra se si ne ushqehemi ka një ndikim të jashtëzakonshem në trupin tonë, në mënyrën se si flemë dhe se sa vite ne do të jetojmë. Por shpesh herë edhe pse ja themi vetes, sërish abuzojmë edhe me gjëra të vogla që mund t’i shmangim. Po çfarë duhet të konsumojmë dhe çfarë jo? Duke filluar nga ushqimi, e duke vazhduar me pijet, alkoolin, kafeinën, nikotinën, ilaçet, ilaçet bimore dhe suplementet.

Çfarë hamë dhe kur hamë ka një efekt të jashtëzakonshëm në orën e trupit tonë, gjumit dhe sa vjet do të jetomë.

Disa këshilla të thjeshta që duhet t’i përdorni të gjithë:

1.Hani në të njëjtin orar dhe flini mjaftueshëm gjumë

2-Shmangni ushqimet me sheqer, niseshte dhe të përpunuara.

3-Përpiquni të shmangni të korrat e spërkatura me glifosat. Glifosati është një herbicid që shërben për të vrarë barërat e këqija. Bleni bio ku mundeni, ose rriteni vetë.

4-Ushtrimet fizike, ulja e alkoolit dhe lënia e duhanit do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

5-Kur është e mundur, anashkaloni mbipërdorimin e antibiotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat