Vaji i karotës, mbrojtës efektiv i lëkurës tuaj

Shëndetësia

Vaji i karotës, mbrojtës efektiv i lëkurës tuaj

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Kur flitet për vajrat esencialë, vaji i karotës nuk është i pari që ju vjen në mendje. Por ajo që duhet të dini është se ky vaj sjell shumë përfitime për lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Vaji prodhohet nga karotat e egra dhe njihet gjerësisht si “vaji i farës së karotës”. Avantazhi i parë që e dallon janë vetitë e tij antibakteriale, të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të plagëve, duke rritur procesin e shërimit të tyre.

Për shkak të efekteve të tij pozitive në lëkurë, vaji i karotës përdoret gjithashtu si përbërës në shumë produkte kozmetike, locione dhe kremra hidratues, duke i dhënë lëkurës efekte estetike dhe terapeutike.

Vaji është gjithashtu i dobishëm sepse hidraton lëkurën, kuron inflamacionin dhe kështu mund të aplikohet në skuqje ose gjendje të tjera të lëkurës.

Si të gjithë vajrat e tjerë esencialë, vaji i karotës mund të irritojë lëkurën tuaj nëse nuk hollohet siç duhet. Është mjaft i fortë dhe ka nevojë për rreth 30 gram lubrifikant të ndryshëm për 12 pika. Kjo do t’ju lejojë të përfitoni nga vetitë e vajit, ndërsa parandaloni acarimin në lëkurën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat