4 këshilla sesi të menaxhoni hipertensionin, të fundit nuk do ta besoni

Shëndetësia

4 këshilla sesi të menaxhoni hipertensionin, të fundit nuk do ta besoni

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:37
Ilustrim

Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është një gjendje, e cila rezulton në rritjen e shanseve për të dëmtuar zemrën e njeriut.

Në qoftë se, hipertensioni nuk monitorohet, atëherë rrit rrezikun për goditje në zemër shkruan Medical News Today.

Fatmirësisht, egzistojnë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, si:

-Ecja apo ndonjë aktivitet tjetër fizik

Ushtrimet janë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur hipertensionin.Ushtrimet e rregullta ndihmojnë që zemra të bëhet më e fortë dhe efikase në pompimin e gjakut.

-Pini më pak alkool

Pirja e alkoolit mund të rrit presionin e gjakut.Disa hulumtime kanë sugjeruar se sasitë e moderuara të alkoolit mund të mbrojnë zemrën e njeriut.

-Hani çokolladë të zezë

Çokollada e zezë është e pasur me flavonoide, të cilat kanë përbërje bimore që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

-Konsumoni manaferra

Manaferrat janë të mbushura me polifenole, përbërje natyrore bimore që janë të mira për zemrën tuaj.Ato mund të zvogëlojnë rrezikun e zemrës dhe diabetit, si dhe përmirësojnë presionin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat