Ushqimet që forcojnë viruset dhe që duhen shmangur sa më shumë

Shëndetësia

Ushqimet që forcojnë viruset dhe që duhen shmangur sa më shumë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Që organizmi të krijojë mekanizmin mbrojtës është e nevojshme që të shmangen ushqime të caktuar me të cilët ushqehen viruset. Për t’u zhvilluar dhe jetuar në trup atyre u nevojiten ushqime të caktuar.

Çdo sëmundje dhe infeksion mund të zvogëlohet me ushqimin e duhur, njësoj ndodh edhe me viruset. Nëse forconi organizmin, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Katër ushqime janë veçanërisht të rrezikshëm dhe krijojnë bazë të përshtatshme për zhvillim të virusit.

Shmangni:

Vezët. Ky produkt në thelb shërben si inkubator për viruset, duke i forcuar dhe duke i bërë më agresivë. Madje edhe nëse hani vezë të pulave që rriten në ambient të hapur, ato sërish do të jenë ushqim i elementeve patogjenë. Viruset ushqehen me hormone natyrale, të cilat ekzistojnë në vezë, por ka edhe rolin e steroideve për virus.

Në mënyrë të ngjashme edhe produktet e qumështit ushqejnë viruset. Është mirë të eliminohen edhe të gjitha produktet e misrit. Këta përbërës janë të pranishëm pothuajse në çdo artikull të paketuar, madje edhe nëse është artikull organik, prandaj kushtojini vëmendje listës së përbërësve.

Ëmbëlsirat. Konsumimi i tepruar i sheqerit të rafinuar krijon bazë të shkëlqyeshme për zhvillim të virusit. Në të vërtetë, sheqeri zvogëlon aftësinë e leukociteve për shkatërrimin e baktereve. Disa orë pasi të hani një copë ëmbëlsire, imuniteti juaj është i dobësuar. 

Proteinat shtazore, gjithashtu janë të këqija për organizmin, por jo në masën si artikujt e përmendur më parë. Gjithsesi rekomandohet dozë e zvogëluar në këtë periudhë.

Aleatët më të mirë të shëndetit në këtë moment janë frutat dhe perimet, të cilat duhen konsumuar sa më shumë. Në to gjenden vitamina të bollshme të cilat forcojnë imunitetin dhe krijojnë mbrojtjen mes organizmit dhe virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat