Pse djathi i bardhë është më i miri në botë

Shëndetësia

Pse djathi i bardhë është më i miri në botë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 06:30
Ilustrim

Djathi i bardhë është një lloji i djathit për të cilin në botë nuk flitet shumë. Në vendin tonë si nëtë gjithë vendet e Mesdheut djathi i bardhë është ai i cili i “jep lezetin” ushqimit. Sipas një artikulli nga theheartysoul.com djathi i bardhë, ose feta siç i referohen të huajt është djathi me më shumë vlera ushqyese, gjithashtu edhe më i shëndetshmi.

Përveç vlerave të pakundërshtueshme ushqyese ky lloj djathi duket se ka edhe shumë veti të tjera të cilat e bëjnë të jetë i shëndetshëm. Ja disa prej tyre:

1. Djathi i bardhë mund të konsumohet nga të gjithë

Po, madje edhe nga ata njerëz të cilët kanë intolerancë ushqimore kundrejt qumshtit të lopës apo të bagëtive të tjera. Duke mos harruar faktin që djathi i bardhë nga bagëti të ndryshme ka shije të ndryshme.

2. Na ndihmon të biem në peshë

Djathi feta përmban një sërë aminoacidesh të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit nga metabolizmi. Gjithashtu vitaminat që ky djathë përman ndihmojnë në rritjen e imunitetit kryesisht tek fëmijët e vegjël.

3. I pasur në proteina

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një djathë kaq i mirë sigurisht që do të ishte i pasur edhe në vlera proteinike.

Për më tepër përdorimi i djathit të bardhë tek diabetikët për shkak të proteinave që ai përban, ndihmon në prodhimin e insulinës nga trupi.

4. Kalcium

Sigurisht q djathi i bardhë është i pasur me kalçum, i cili është një komponent shumë i rëndësishëm për kockat dhe muskujt tanë.

5. Vitamina

I pasur me vitaminë A dhe magnez. Djathi i bardhë është përfundimisht më i miri.

Ja si ta zgjidhni të mirë djathin e bardhë

- Kërkoni për djathë të bardhë dhie ose deleje (apo kombinim të të dyjave).

-Blini prdukte të çertifikuara

-Shikoni që ai të ketë vrima edhe në sipërfaqen e tij

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat