Gjendjet psikoemocionale me ngarkesë negative provokojnë situata biokimike, që prishin procesin normal të zhvillimit dhe rritjes

Shëndetësia

Gjendjet psikoemocionale me ngarkesë negative provokojnë situata biokimike, që prishin procesin normal të zhvillimit dhe rritjes

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Gjendjet psikoemocionale me ngarkesë negative, si zemërimi, frika, turpi, faji, vetmia, trishtimi etj., ndikojnë në transformimin biokimik në organizëm. Situata biokimike e vendosur, vazhdon të jetë prezente në organizëm edhe pasi ka përfunduar shkaku që krijoi situatën. Pikërisht pasojat e kësaj jetëgjatësie që provokohen nga situatat negative, janë në qendër të vëmendjes dhe studimeve të shkencëtarëve.

Ata kanë arritur në përfundime se përjetimet negative, si zemërimi, frika, vetmia turpi, ndjenja e fajit, trishtimi e tjera, provokojnë situata biokimike, që prishin procesin normal të zhvillimit dhe rritjes, në veçanti të masës trunore. Ata insistojnë se “terrori që përjeton një fëmijë, kur përballet me një prind të dhunshëm apo që e frikëson, nuk duhet nënvleftësuar, pasi është një frikë pa rrugëdalje sepse pikërisht ata, prindërit, që duhet ta mbrojnë e ta duan, e tmerrojnë. 

Kjo frikë “prish” ekuilibrin e trasmetitorëve ngacmues të trurit si “glutamati” që është nga neurotrasmetitorët më të fuqishëm, i cili luan rol kryesor në aktivizimin neural dhe sidomos vepron në sistemin limbik. Sistemi limbik merret me memorien afatshkurtër, emocionet dhe ndjenjën e vetëdijesimit.

Ky sistem me rëndësi të veçantë për njeriun, kërkon përkujdesje që në fillimet e jetës, pra në fëmijërinë e hershme, pasi mund të pengohet lehtësisht zhvillimi i plotë i këtij sistemi dhe pasojat vazhdojnë të shfaqen edhe në mosha madhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat