Kanabisi mjekësor/ Nis testimi në Paris, pacientët me shumë shpresa

Shëndetësia

Kanabisi mjekësor/ Nis testimi në Paris, pacientët me shumë shpresa

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:52

Për disa, është shansi i fundit për shërim. Rreth 3 mijë pacientë në të gjithë Francën, do të kenë më në fund akses tek kanabisi mjekësor, i autorizuar që nga fundi i marsit, për dy vjet.

“Unë kisha një aksident me motor disa vite më parë dhe humba këmbën e djathtë. Që atëherë, unë çdo ditë kam shumë, shumë dhimbje”, shprehet një paciente.

Kjo paciente, ka shumë pritshmëri pasi gjithçka që ka provuar deri më tani nuk ka funksionuar. Nëse nuk merr disa ilaçe të caktuara, ajo as nuk mund të flejë natën. Ajo tregon se e ka provuar një herë në Amsterdam, ku konsumoi një copëz kek me kanabis dhe mundi të flinte e qetë gjithë natën. Madje edhe të nesërmen u zgjua pa dhimbje, çka nuk i ndodhte që nga aksidenti.

Përdorimi i kanabisit mjekësor, është në fakt eksperimentim. Ai konsiderohet si mundësia e fundit, edhe për pacientë të tjerë të prekur nga keqformime apo sëmundje që u shkaktojnë dhimbje kronike. Ndërsa vetë ekspertët thonë se qëllimi i eksperimentimit është të shihet se në çfarë mase mund ti rekomandohet pacientëve kanabisi. Vetë mjekët pranojnë se disa pacientë do të mund të përfitojnë nga ky trajtim, por ata duhen identifikuar. Kanabisi mjekësor përdoret në disa vende të ndryshme ndërkohë që Franca ka hezituar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat