Hani në çdo tri orë

Shëndetësia

Hani në çdo tri orë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Nutricisti amerikan Horhe Kruz thekson se nëse me të vërtetë dëshironi të humbni në peshë, ushqimin, për çdo ditë duhet ta konsumoni në intervale të rregullta kohore.

Nuk ka ushqime të këqija, por vetëm porcione. Amerikani dietën e re e shpjegon me faktin, ku çdo ditë duhet ngrënë tri shujta të lehta kryesore dhe tri shujta, duke pasur kujdes që midis ushqimit kurrë të mos kalojnë më shumë se tri orë. Kruz në fakt thekson se, nëse dëshironi të humbni në peshë, ushqimin duhet ta konsumoni saktë gjatë intervaleve të rregullta e të sakta kohore dhe në kohë të caktuar.

Sipas tij, kafjallin duhet ta hani një orë pasi të jeni zgjuar, e pas shujtës së parë ditore duhet të hani çdo tri orë, ndërsa që shujta e fundit duhet të jetë, më së voni në ora 8 të mbrëmjes, përkatësisht tri orë para se të shkoni në gjumë.

Një mënyrë si kjo e ushqimit, thekson nutricisti amerikan, përshpejton procesin e shkrirjes së kalorive dhe e pakëson oreksin. "Nëse me të vërtetë dëshironi të humbni në peshë, ushqimin duhet ta planifikoni kështu që për secilën shujtë të konsumoni nga 400 kalori, e edhe 100 kalori gjatë zamrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat