Gjithçka që duhet të dini para shtatzënisë

Shëndetësia

Gjithçka që duhet të dini para shtatzënisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Nëse keni filluar të mendoni që të mbeteni shtatzënë ose tashmë jeni duke provuar, është e zakonshme që keni disa pyetje për të cilat kërkoni përgjigje para se të mbeteni shtatzënë

Nëse femra dëshiron të mbetet shtatzënë kur duhet t’i lë barnat kontraceptive?

Që në ditët e para pas ndërprerjes së barnave kontraceptive ndodh zhdukja e tyre nga organizmi dhe është e sigurt që menjëherë do të mbeteni shtatzënë. Te disa femra ndodh që pas ndërprerjes së këtyre barnave, në ciklin e parë apo të dytin nuk kanë ovulim të rregullt dhe për këtë arsye, disa gjinekologë rekomandojnë metoda tjera kontraceptive gjatë dy cikleve të para menstruale, me qëllim që të vendoset cikli normal para shtatzënisë.

Kur është pozitiv testi i shtatzënisë?

Shumica e testeve të shtatzënisë për përdorim në shtëpi, mund të tregojnë për shtatzëninë tuaj menjëherë pas menstruacioneve. Thuajse të gjithë këto teste janë të besueshëm dhe mund ta tregojnë shtatzëninë që në ditën e 12-të apo 14-të.

Cilat vitamina duhet të merren gjatë shtatzënisë?

Vitamina të shumta janë në treg, të cilat mund të gëlltiten ose të përtypen. Disa prej tyre përmbajnë substanca të cilat zbutin jashtëqitjen. Shumica prej tyre merren njëherë në ditë. Është shumë me rëndësi që gjatë shtatzënisë të mos keni mungesë vitaminash. Megjithatë para se të vendosni se cilat vitamina t’i merrni duhet të këshilloheni me mjeku tuaj. Mungesa e vitaminave mund të plotësohet edhe me ushqimin e rregullt dhe të duhur.

Pse është i nevojshëm acidi folik gjatë shtatzënisë?

Sipas hulumtimeve shkencore marrja e 400 mg acidi folik në ditë, pengon dëmtimin e sistemit nervor të fetusit. Studimet, po ashtu kanë treguar se acidi folik pengon mundësinë e abortit spontan, shtatzëninë jashtë mitre dhe disa çrregullime të tjera.

A është i nevojshëm hekuri gjatë shtatzënisë?

Femrat anemike, te të cilat anemia vjen si pasojë e mungesës së hekurit, duhet të marrin preparate të hekurit. Edhe pse thuhet se sasia më e madhe e hemoglobinës zvogëlon nevojën për transfuzion të gjakut pas lindjes, megjithatë preparatet e hekurit nuk duhet të merren pa rekomandimet e mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat