Nëse jeni në mesin e këtyre personave shmangeni qepën, mund të shkaktoj probleme në organizmin tuaj

Shëndetësia

Nëse jeni në mesin e këtyre personave shmangeni qepën, mund të shkaktoj probleme në organizmin tuaj

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një nga ushqimet që gjendet pothuajse në çdo drekë është qepa, së bashku me bukën e bardhë dhe të zezë. Sidoqoftë, aq sa e duam shijen e pazëvendësueshme që jep ky ushqim, qepët kanë edhe të metat e tyre.

“Qepët janë plot me antioksidues dhe përbërës anti-inflamatorë që ulin rrezikun e sëmundjes së zemrës, presionin e gjakut dhe mbrojnë nga mpiksjet e gjakut. Gjithashtu, ato i japin ushqimit një shije të shkëlqyeshme dhe nuk ka shumë kalori”, shpjeguan nutricionistët Lucy Lakatos dhe Tami Lakatos Shames.

Por ekziston një efekt anësor që shkaktojnë qepët. Te njerëzit që kanë një trakt të ndjeshëm tretës, qepa mund të shkaktojë fryrje të stomakut, por edhe shfaqje të ngërçeve dhe gazrave.

“Disa njerëz duhet ta shmangin këtë ushqim, veçanërisht ata që kanë sindromën e zorrëve të irrituar, sepse qepët mund të shkaktojnë gazra të dhimbshme, ngërçe dhe fryrje të stomakut për shkak të fibrave të tyre të tretshme të quajtura fruktanet (oligosakaridet). Këto karbohidrate të fermentuara absorbohen dobët në zorrën e hollë”, shpjegojnë Lucy Lakatos dhe Tami Lakatos Shames.

Ekspertët vlerësojnë se vetëm pesë deri në 15 për qind e fruktanëve treten në zorrën e hollë. Karbohidratet e mbetura arrijnë në zorrën e trashë ku fermentohen shpejt, gjë që mund të shkaktojë gaz, por te njerëzit me sindromën e zorrëve të irrituar mund të shkaktojë fryrje të rëndë, ngërçe, dhimbje barku dhe probleme me jashtëqitje, shkruan KP.

Nëse vëreni se keni vështirësi pasi keni konsumuar qepë, do të ishte mirë të flisni me mjekun dhe dietologun tuaj për t’ju dhënë këshillat më të mira që do të jeni në gjendje të aplikoni. Karbohidratet e fermentuara, si ato që gjenden në qepë, njihen si FODMAP. Marrja më e ulët e ushqimeve të larta në FODMAP mund të sigurojë lehtësim për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj tyre.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat