Hiqni qafe urdhjen për periudhë të shkurtër kohore

Shëndetësia

Hiqni qafe urdhjen për periudhë të shkurtër kohore

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Urdhja në rastet më të shpeshta shfaqet në buzë dhe përreth tyre. Ju paraqesim ilaçin natyral që shumë shpejt e largon urdhjen. Merrni një thelb të hudhrës, e copëtoni imët dhe e vendosni në urdhje.

E lini të qëndrojë për rreth 10 minuta, më pas e hiqni dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.


Këtë mënyrë e përsëritni pesë herë në një periudhë prej 12 orëve dhe urdhja do të zhduket. Nëse bëhet fjalë për ndonjë infeksion edhe më të madh, atëherë këtë e përsëritni edhe në ditën në vijim.

Hudhra e shton aftësinë e organizmit mbrojtës, pasi që është i pasur me kalcium, squfur, fosfor dhe hekur. Përmban edhe vajra eterik, prandaj edhe konsiderohet si antibiotik natyral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat