Pjepri: zgjidhja natyrale për kilogramët e tepërt

Shëndetësia

Pjepri: zgjidhja natyrale për kilogramët e tepërt

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:47

Një pjepër i madhësisë mesatare përmban 275 kalori. Pa frikë, për kafjall mund të hani dy pjepra të plotë. Në krahasim me shalqirin, pjepri përmban më shumë kalori. Nëse do të hani pjepër, vlera kalorike do të jetë pothuajse keni ngrënë 2 vezë të ziera dhe 2 rriska bukë të thekur. Por, pjepri do t'ju ofrojë 3 gr më shumë fibra, e 10 gr më pak yndyrë. Në ato 275 kalori, do të plotësoni nevojat ditore për 34 për qind aminoacide omega 3.

Pjeprat përmbajnë edhe proteina, rreth 7 gr, që është baras me një vezë, por me pjepër do të jeni në përparësi pasi që nuk do të prekeni nga kolesteroli. Po ashtu do të merrni dyfish më shumë vitamina, e po ashtu edhe vitamina C. Është burim për bakër, magnez, kalium, vitamina K, zink dhe vitamina të grupit B.

PËRSHPEJTON PUNËN E TRETJES

Pjepri do të tretet në një periudhë kohore prej 15 deri 30 minuta. Për ta përshpejtuar punën e metabolizmit dhe të parandaluar kapsllëkun, pjeprin ta konsumoni në lukth të zbrazët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat