A mund të sëmuresh nga gjumi i dobët?

Shëndetësia

A mund të sëmuresh nga gjumi i dobët?

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Çrregullimet e gjumit nuk janë të rralla. Na është e njohur: jemi të shtrirë në shtrat, tepër të lodhur dhe – nuk mund të flemë. Gjithë natën rrotullohemi, nuk na zë gjumi, ndërsa të nesërmen jemi të dërrmuar

Statistikat tregojnë se çdo i treti njeri ka vështirësi me gjumin. Te çdo i dhjeti fjala është për problem serioz. Sidomos grave, nata shpeshherë u shndërrohet në lodhje të vërtetë.

Para se të merret ndonjë tabletë, duhet ndihmuar vetvetes.

Pse aq shumë njerëz flenë keq?

Arsyet janë të shumta: shqetësimi, frika, fjalosja, problemet me mjete materiale ose hallet për të ardhmen. Pasoja: as në gjumë nuk mund të pushojmë së menduari. Me këtë stimulohen qelizat nervore në tru, të cilat sinjalizojnë: Kujdes! Zgjohu!

Një e katërta e të gjitha çrregullimeve të gjumit shkaktohet nga sëmundjet: nga dhembjet, nga tensioni i ulët i gjakut, nga çrregullimet hormonale, nga astma …

Kur të shkohet te mjeku?

Nga mjeku duhet kërkuar ndihmë ai që nuk mund të flejë për gjysmë ore, ai që fle më pak se 6 orë, edhe pse i duhet më shumë gjumë, ai që natën zgjohet së paku dy herë ose ai që zgjohet në orën 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flejë më.

Çrregullimet e gjumit a janë trashëguese?

Po. Në 70 për qind të rasteve “struktura e fjetjes” gjenetikisht është e kushtëzuar.

A mund të sëmuresh nga gjumi i dobët?

Po, nëse kjo zgjatë më shumë se 4 muaj. Mangësia e gjumit ndikon keq te të menduarit, te kreativiteti dhe inteligjenca, zmadhon mundësinë e infarktit, ndërsa sistemi imunologjik dobësohet.

Kushtet atmosferike dhe hëna – a janë fajtorë për netët e pagjumë?

Ndoshta. Hëna e ndërron magnetizmin e tokës. Njerëzit e ndjeshëm nuk mund të flenë në kohën me hënë të plotë, kurse të tjerët në kohën me erë të fortë apo nga depërtimi i fortë i rrezeve të dritës.

Kur ndihmojnë hapet për gjumë?

Hapet për gjumë mund të merren në situata krize (në marrëveshje me mjekun). Sepse, “ndihmësit e vegjël” jo veç që çrregullojnë gjumin, porse edhe gëzimet jetësore. Veç kësaj, krijojnë varshmërinë dhe pas një kohe të shkurtë vetë nxisin çrregullimet e gjumit.

Meshkujt flenë më miri?

Po. Gratë shpeshherë janë të ngarkuara dyfish – me punë dhe me familje si dhe me çrregullimet hormonale.

Këshillë: Gjumi duhet të vijë spontanisht. Mund ta ndihmojnë edhe ushtrimet bioritmike, frymëmarrja e thellë dhe relaksimi i muskujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat